Giroud kualifikon Arsenalin në fazën tjetër të FA Cup (Video)
Sport
January 07, 2017 - 20:29
Arsenali ka përmbysur rezultatin ndaj Preston North End për të fituar në fund 2:1, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër të FA Cup
Arsenali ka marrë biletën për fazën tjetër të FA Cup, pasi e mposhti 2:1 skuadrën e Preston North End, ku e panë vetën në disavantazh pas shtatë minutave lojë. Callum Robinson shënoi për t’i shokuar mysafirët.
Por, në pjesën e dytë Arsenali ndërroi krejtësisht fytyrën ku edhe arriti të shënonte dy gola për ta përmbysur rezultatin. Fillimisht shënoi Ramsey në minutën ne 46’të për 1:1, teksa në minutën e 89’të Oliver Giroud shënoi golin e kualifikimit në fazën tjetër të FA Cup. /Express/