Votat e De Biasit dhe Agollit për më të mirin e FIFA-s (Foto)

Sport January 09, 2017 - 22:17

Gianni de Biasi dhe Ansi Agolli kishin preferenca të ndryshme për futbollistin më të mirë të vitit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka votuar si më të mirin e vitit 2016 portierin italian, Gianluigi Buffon.

Në vendin e dytë ka renditur Cristiano Ronaldon, ndërsa në vendin e tretë Leo Messin.

Ndërsa, kapiteni Ansi Agolli ka votuar ashtu edhe siç doli në fund, Cristiano Ronaldon me pesë pikë, Leo Messin me 3 pikë dhe Antonie Griezmann me një pikë. /Express/

Image

Image