Skenderaj eliminohet nga Evropa

Sport January 10, 2017 - 20:20

Klubi i volejbollit Skenderaj është eliminuar nga garat evropiane pasi u mposht nga skuadra hungareze, Vasas Obuda Budapest me rezultat 3:0 në sete, në ndeshjen e kthimit të së 16-ës së finales së CEV Challenge Cup, shkruan zeri.info.

Skuadra hungareze e mbylli setin e parë për 22 minuta, duke e fituar atë 25:14, kurse seti i dytë zgjati 20 minuta dhe përfundoi 25:11 për vendëset.

E në setin e tretë ato e kompletuan fitoren duke e fituar atë 25:13 për 19 minuta, duke fituar me lehtësi ndaj skuadrës kosovare, e cila dukej e pafuqishme në këtë takim, edhe pse para tij e kërkonte mrekullinë.

Drenicaset ishin mundur edhe në ndeshjen e parë palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë nga ekipi hungarez, me rezultat 1:3 në sete (19:25, 19:25, 25:18 e 14:25). /Zëri/