Prishtina e nis vitin e ri me humbje

Sport January 10, 2017 - 20:56

Sigal Prishtina e ka nisur keq vitin 2017. Bardhekaltrit janë mposhtur sonte nga BC Beroe me rezultat 86:94 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës Ballkanike.

Skuadra mysafire e ka siguruar fitoren vetëm pas vazhdimeve pasi loja e rregullt përfundoi baras, 81:81, shkruan zeri.info.

Kjo ishte humbja e pestë e prishtinasve këtë sezon në Ligën Ballkanike, të cilën e kanë fituar në dy sezonet e fundit. /Zëri/