Milan kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë (Video)
Sport
January 12, 2017 - 23:03
Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi e mposhti 2:1 Torinon
Milani i Vincenzo Montellas ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2017. Kuqezinjtë kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e mposhtën 2:1 Torinon në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.
Milan e nisi keq ndeshjen duke pësuar gol në minutën e 27’të, Andrea Belotti kaloi mysafirët në epërsi.
Por, Milani e nisi furishëm pjesën e dytë ku përmbysi rezultatin brenda 3 minutave. Fillimisht Juraj Kucka shënoi në minutën e 60’të për 1:1, para se tre minuta më vonë të shënojë Giacomo Bonaventura për 2:1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, duke kaluar kështu Milanin në çerekfinale të Kupës. /Express/