Ky është lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës

Sport January 14, 2017 - 21:21

Behar Maliqi është shpallur lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës

Në një ceremoni madhështore për laureatët për vitin 2016, Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur Behar Maliqin lojtarin më të mirë të Superligës së Kosovës.

“Është një çmim emocionues për mua. Jo vetëm për mua, por për çdo futbollit. Më emocionuese e bën këtë pasi është viti i parë pas pranimit në UEFA e FIFA. Falënderoj klubin Feronikelin dhe lojtarët, të cilët janë më të merituar për këtu ku jam”, tha ai. /Express/

Image