Valon Berisha është futbollisti i vitit

Sport January 14, 2017 - 21:28

Valon Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2016

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka fituar çmimin lojtari i vitit në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Valon Berisha ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën e tij Red Bull Salzbourg, teksa shënoi golin e parë dhe historik për Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”, që deri më tani mbetet i vetmi gol që ka shënuar Kombëtarja jonë, pas  katër ndeshjeve në Grupin I, përcjell Gazeta Express.