Kosova shpërblen boksierin që e humbi!

Sport January 16, 2017 - 21:35

Pas Kosova nuk i ofroi kushte, Armend Xhoxhaj para pak ditësh e kishte deklaruar vendimin e tij për ta lënë përfaqësimin e shtetit tonë dhe për ta vazhduar karrierën në Gjermani.

Boksieri më i mirë i Kosovës në vitet e fundit kishte thënë se karriera e tij nuk ka gjetur mbështetje nga Komuna e Prizrenit, Komiteti Olimpik i Kosovës, e madje as nga Federata e Boksit e Kosovës, shkruan sot Gazeta Zëri. Sidoqoftë, shtëpia e boksit kosovar e ka shpallur Xhoxhajn boksierin më të mirë të Kosovës për vitin 2016.

Ndërkohë, epiteti i boksieres më të mirë i ka takuar Donjeta Sadikut. Kurse, trajneri i saj, Besim Brahimi, është shpallur trajneri më i mirë i vitit që lamë pas, kurse gjyqtari më cilësor është vlerësuar Latif Demolli. Klubi numër 1 në Kosovë për vitin e kaluar është shpallur “Gollaku”.

Ndërsa, Sylejman Voca është nderuar me mirënjohjen e “punëtorit sportiv”. Federata e Boksit ka shpallur laureatë dhe në konkurrenca tjera e po ashtu ka ndarë disa mirënjohje për kontribuuesit e boksit.  /Zëri.