Torino ndal Milanin (Video)

Sport January 16, 2017 - 22:44

Torino dhe Milan kanë barazuar 2:2 në kuadër të Serie A

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje në Serie A ndërmjet Torinos dhe Milanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Vendësit shënuan dy gola për pesë minuta në pjesën e parë me anë të Belottit dhe Benassit, ndërsa Milan u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola për katër minuta me anë të Bertolaccit dhe Baccas.

Pas këtij barazimi, Milan ngritët në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Torino mbetet në të nëntin me 30 pikë. /Express/