Tjetër gol, Roma-Sampdoria mbyllet me rezultat të çmendur (VIDEO)

Sport January 19, 2017 - 22:55

Roma është skuadra e fundit që është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë

Skuadra e Romës ka mposhtur me spektakël 4:0 Sampdorian, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Golat për Romën në këtë ndeshje i shënuan Radja Nainggolan dy gola, ndërsa nga një gol e realizuan Edin Dzeko dhe Stephan El Shaarawy.

Roma në çerekfinale u është bashkuar skuadrave tjera si Napoli, Fiorentina, Juventus, Milan, Inter, Sesena dhe Lazio. /Express/