‘Dardanët’ iu përgjigjen akuzave të maqedonasve

Sport January 21, 2017 - 00:15

Grupi i tifozëve “Dardanët” u janë përgjigjur akuzave të klubit maqedonas FC Gama, të cilin e kanë mposhtur në finale të turneut “CocaCola Prishtina Futsal 2017”.

Tifozët kosovarë, të cilët e fituan këtë turne me plot meritë ndiejnë obligim të sqarohen me opinionin, duke i konsideruar të pabaza akuzat e maqedonasve, kinse kanë marrë kërcënime dhe se u është bërë e padrejt.Image

Kjo është përgjigja e “Dardanëve” drejtuar klubit maqedonas:

“Pas ankesave të drejtuara nga stafi i ekipit Gama drejt organizatorëve të turnirit " CocaCola Prishtina Futsal 2017" ndihemi të obliguar të qartsojmë akuzat ku ishim të përfshirë edhe ne.

Ekipi "Dardanët" përbëhet nga lojtarë mjaftë cilësorë të vendit ku më së miri e treguam në finale . Dëshira e madhe për fitore dhe motivimi i trenerit Lulzim Berisha gjatë gjithë këtyre ditëve , bëri që lojtarët ndoshta të jenë më të fuqishëm në parket , nganjëherë të jenë edhe të ashpër në duele mirëpo është lojë futsalli dhe nuk është balet siq janë mësuar ata të zhvillojnë lojën e tyre.

Në dënojmë rëndë akuzat e drejtuara ndaj emrit "Dardanët" , pasi që në biografinë tonë dhe të lojtarëve që dhanë maksimumin, nuk etiketohemi me fjalët që ata drejtuan drejt organizatorëve dhe neve si paknaqsi të tyre .

Këtë më së miri mundemi ta vërtetojmë në rastin kur shënuan gol ekipi kundërshtar , e gjithë salla duartrokiti.

Në fazën e dytë të turneut , ne u mposhtëm 5-2 nga FC Gama dhe në mënyrë shumë sportive mbas ndeshjes ju uruam fitoren.

Për gjdo kërcënim apo fyerje ndaj ekipit FC Gama , në 40 minuta lojë dhe në 5 minuta penallti , kërkojmë nga Fc Gama video ku ata jan ndjerë të kërcënuar nga lojtarët ose stafi i Dardanëve , dhe ne do të marrim përgjegjsi.

Për fund , kupa këtë vit me apo pa dashje mbetet në Prishtinë”. /Zëri/Image