FC Prishtina U-15, sot pati ditë sfiduese

Sport January 21, 2017 - 18:33

Iserlohn, 21 janar, 2017 - Është nder e privilegj i madh të marrësh pjesë në një turne, qoftë edhe i futbollit të vogël, dhe ndodhesh e përballesh me shkollat e futbollit të klubeve më të arritura, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Angli, Kroaci e Poloni.

Megjithëse FC Prishtina U-15, pësoi tre humbje shumë të thella, kjo assesi nuk do të thotë se s’jemi askund, por mirë se vijnë këso humbje, për t[ përmirësuar cilësinë e punës me të rinj dhe që talentin t’iu shndërrohet në punë ekipore, taktike dhe të marrësh suksesin.

Prishtina sot nuk u tregua inferiore, por e papërgatitur, sidomos në mentalitetin e futbollit tonë të izoluar e të papërvojë, sidomos në futbollin e vogël. Dhe, nga këto humbje dhe sidomos duke i parë paraqitjet e ekipeve tjera, ne mund të edukohemi e të mësojmë shumë.

Prishtina nga katër ndeshje, ka humbur tre prej tyre dhe ka fituar njërin duel çka i ka mundësuar që nesër t’i zhvilloj edhe tre duele tjera.

Rezultatet:

Hamburger SV - FC Prishtina 7:0
FC Prishtina - Stadtauswahl Iserlohn 5:0
FC Prishtina - Schalke 04 1:7
VfB Stuttgart - Prishtina 5:0

Tabela - Grupi “A”

1. Stuttgart 12
2. Schalke 9
3. Hamburger 6
4. Prishtina 3
5. Iserlohn 0

Ndeshjet e nesërme caktohen pas përfundimit të dy grupeve tjera të pasdites.