Prishtina i bashkon bashkatdhetarët

Sport January 21, 2017 - 21:41

Pas mikpritjes së jashtëzakonshme nga ana e pronarit të "Hotel Campus Garden", Ilir Mulaku, sonte në darkë, bardhekaltrit, ishin të mirëpritur nga bashkatdhetari ynë, pronar i "Pizzeria Romantica", Hasan Abazi.

Prishtina është jashtëzakonisht mirënjohëse të gjithë atyre bashkatdhetarëve tanë që këto dy ditë kanë pritur skuadrën tonë, si në pritjen vëllazërore e po ashtu edhe për përkrahjen e madhe në palestër.

Prishtina, ndjehet mirë, po ashtu, kur i sheh kaq të organizuar e të bashkuar komunitetin tonë të madh, sidomos në rajonin e Dortmundit dhe qytezat, si Iserlohn etj.