Cana: Është e turpshme ta them, por kurrë s’kam qenë në këtë qytet të Kosovës

Sport January 22, 2017 - 21:15

Lorik Cana deklaron se është e turpshme ta thotë, por qytetin e Gjilanit s’e ka vizituar asnjëherë.

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit të tij në Istagram, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë në qytetin e Gjilanit.

Madje ai thotë se është e turpshme ta thotë që kurrë s’ka qenë në qytetin e Gjilanit, por shton se në të ardhmen do ta vizitojë.

“Është turp me thanë, por kurrë s’kam qenë. Kur të kem kohë do vije në Gjilan”, i është përgjigjur Cana tifozit të tij.