Vdes presidenti i Gençlerbirliğit, kishte prejardhje nga Kosova

Sport January 22, 2017 - 22:01

Presidenti i klubit Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav, i lindur në vitin 1935, me origjinë nga Kosova njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në spitalin ku ai ishte shtruar me diagnostikimin e hemorragjisë cerebrale.

Bëhet e ditur se Cavcav, dy ditë më parë ishte rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit duke dëmtuar kokën dhe krahun, raporton Anadolu Agency. Ai u shtrua më pas në spitalin Güven në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Mësohet se situata e Cavcav u përkeqësua këtë mëngjes dhe ka ndërruar jetë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.

Ndryshe, Ilhan Cavcav e pati sjell skuadrën e tij në Kosovë për ta zhvilluar një miqësore me Besianën e Podujevës.

Image

Para ndeshjes Gençlerbirliği-Besiana. Presidentet e dy klubeve Ilhan Cavcav dhe Ertan Xhihiqi i Besianës

 

Image