‘Mbretërit’ konfirmojnë lëndimet e Modricit dhe Marcelos

Sport January 23, 2017 - 22:24

Real Madrid ka konfirmuar se mesfushori Luka Modric dhe mbrojtësi brazilian, Marcelo, kanë pësuar lëndimet gjatë ndeshjes së fundit ndaj Malagas, deri pritet të mungojnë për disa javë.

Dyshja e futbollistëve u zëvendësua në fitoren 2-1 të së shtunës ndaj Malagas dhe tani klubi madrilen ka konfirmuar pas testeve se të dy, Marcelo dhe Modric vuajnë nga dëmtimet muskulore.

Pas ekzaminimeve, mendohet se Marcelo do të humbasë ndeshjet e Realit për rreth një muaj, ndërsa mesfushori kroat do të mungojë dy deri në tri javë pasi shkalla e lëndimit është më e vogël, përcjell Telegrafi.

Këto dy lëndime shtojnë kokë-dhimbjen për trajnerin Zinedine Zidane, pasi tani është shtuar lista e futbollistëve me Dani Carvajal, Pepe dhe Gareth Bale që gjithashtu kanë dëmtime afatgjata.

Ndërsa, Realit do t’i duhet të vuaj edhe mungesat e James, Danilo dhe Cristiano Ronaldos që mendohet të jetë të pa-disponueshëm për shkak të goditjeve të vogla.