Kosova e Shqipëria shtyhen për femrën më të mirë, atë po e merr Zvicra!

Sport January 23, 2017 - 22:59

Përpos yjeve si Shaqiri, Xhaka, Behrami apo Tarashaj, Zvicra mund t’ia merr Kosovës edhe futbollisten më të mirë, raporton “Zeri.info”.

Fjala është për Qëndresa Krasniqin, nga e cila priste Kosova që ta refuzoj Shqiperinë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëpronari i deritanishëm i ekipit të femrave të Hajvalisë, Ragip Murati, shkruan “Zeri.info”.

“Lidhje me deklaratat që po qarkullojnë nëpër media se Qëndrsa Krasniqi ka vendosur të luaj për Kosovën dua të ju njoftoj se Qëndresa ende nuk ka vendosur as për Kombëtare të Shqipërisë apo të Kosovës pasi që për Qëndresën jam në kontakt me përfaqësuesit e shtetit zviceran që Qëndresa të jetë pjesë e Kombëtares zvicerane. Qëndresa do të vendo në ditët në vijim se a do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, Kosovës apo Kombëtares Zvicerane”, ka shkruar Murati. /ZËRI/

 

Image