Prishtina zhvillon dy miqësore në Shqipëri

Sport January 23, 2017 - 23:01

Bardhekaltrit janë të vendosur në hotel “Pameba” të Golemit në Durrës.

Ndërsa po punohet dy herë në ditë, kurse sot seanca është mbajtur në fushën ndihmëse të stadiumit të Teutës, “Niko Dovana”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit tetë ditor, skuadra do të zhvilloj dy ndeshje kontrolluese.

Të mërkurën nga ora 13.30 në kompleksit e fushave me bari sintetik në Pezë, Prishtina takohet me Partizanin “B”.

Kurse, të shtunën skuadra jonë luan në Lushnjë në stadiumin e këtij qyteti kundër skuadrës vendase homonime.