A ka vend Adnan Januzaj në 11-shen e parë të Kosovës?

Sport January 24, 2017 - 19:46

Dje u spekulua se Adnan Januzaj dëshiron t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, shkruan zeri.info.

Ky lajm më pas u tha se nuk ishte i vërtetë, por prapë se prapë, mesfushori istogas mund t’i bashkohet në çdo moment ekipit të Albert Bunjakit.

Por, shtrohet pyetja: A ka vend mesfushori i Manchester Unitedit në ekipin e parë të Kosovës?

Pa dyshim, do ta kishte mjaft të vështirë, pasi në të majtë po luan me sukses Bernard Berisha, kurse në të djathtë luan Milot Rashica.

Sidoqoftë, ardhja e tij eventuale do ta pasuronte ekipin e Kosovës dhe do ta shtonte mbi të gjitha konkurrencën. /Zëri/