Peja e mbyll si lidere

Sport January 25, 2017 - 21:21

Peja e ka mbyllur Grupin B të Ligës Ballkanike si lidere. Verdhezinjtë kanë shënuar shtatë fitore dhe tri humbje dhe janë skuadra e vetme kosovare që përparojnë në fazën tjetër të këtij evenimenti, derisa tri ekipet tjera, Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça janë eliminuar nga kjo garë.

Pejanët ia dolën ta mposhtin të mërkurën mbrëma Tiranën me rezultat të thellë, 96:72, në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaç”.

Ndërkaq, skuadra shqiptare i jep fund këtu eksperiencës në këtë ligë me shtatë humbje dhe tri fitore.

Jamie Billie ishte lojtari më i mirë i pejanëve me 23 pikë e 8 kërcime, kurse Mirza Ahmetbasic shtoi 16 e Alban Veseli 11 pikë.

Te Tirana, më i miri ishte Endrit Hysenagolli me 23 pikë e 10 kërcime, kurse Gerti Shima pati 16 pikë. /Zëri/