Milani jashtë Kupës, këtë herë triumfon Juventusi

Sport January 25, 2017 - 22:53
Kupa e Italisë ka rezervuar një kombinim tjetër të fortë në fazën gjysmëfinale pasi Juventus mundi 2-1 Milanin në një ndeshje emocionuese, por tashmë në fazën tjetër të turneut do të ketë përballë Napolin.

Skuadra kampione e Italisë ruajti të gjalla shpresat për objektivin sezonal pasi triumfoi ndaj kuqezinjve falë një starti të vrullshëm që influencoi dhe në kualifikim. 

Vetëm 10 minuta zgjati barazpesha pasi një harkim fantastik i Cuadrado-s u finalizua në rrjetë nga Paulo Dybala, duke i dhënë avantazhin vendasve. Formacioni torinez nuk u ndal me kaq pasi pa kaluar ende gjysmë ore lojë, Miralem Pjanic transformoi në gol shansin e tij nga një goditje me top të ndalur. 

Në fraksionin e dytë, kolumbiani Carlos Bacca ngushtoi diferencën duke rihapur sfidën. Por prapavija e Juventus dhe portieri Neto, ruajtën me fanatizëm fitoren që i çon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.