Tifozët-lojtarëve të Tiranës: Mos qesh se nuk jam vari teneqen, do stërvitesh kur... (Video)

Sport January 26, 2017 - 20:01

Ditën e sotme një incident ka ndodhur mes ultrasve të F.K Tiranës dhe ekipit bardheblu, lidhur me vendimin e ka marrë nga ekipi i cili lejon skuadrën e Partizanit të zhvillojë ndeshjet në "Selman Stërmasi".

Një grup prej dhjetëra tifozësh kanë bllokuar futbollistët e Tiranës që të kryejnë stërvitje, madje edhe duke i kërcënuar.

Situata ka qenë madje mjaft e tensionuar ku njëri prej tyre u drejtohët lojtarëve: Ti mos më qesh mua se kujton se jemi vari teneqen ne këtu!

Gjatë gjithë kohës shihet se si tifozët ushtrojnë presion ndaj futbollistëve, madje aq sa u thonë se nuk do të stërviten më pa u zgjidhur kjo çështje. 

"Tani vëlla, ne kemi vendosur, pa iu mërzitur fare ju...ju do futeni brenda dhe nuk do bëni më stërvitje këtu sa të jemi ne. Kur të vdesim ne ju mund ta bëni stërvitjen. Dhe ju që na doni aq shumë ne, na duartrokisni sikur i doni shumë çunat, do futeni brenda tani e s'do dilni më", ishte paralajmërimi i ultrasve bardheblu. 

Po sot policia shoqëroi rreth 30 tifozë pas këtij incidenti. Gjithçka ndodhi pas vendimit të presidencës së skuadrës së Tiranës për të lejuar skuadrën e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumin “Selman Stërmasi”.