CAS zbulon detajet si Skënderbeu kurdisi ndeshjet

Sport January 26, 2017 - 22:33

ga njëra anë dënimi i UEFA-s për trukim rezultatesh, e nga ana tjetër mbrojtja me fanatizëm por aspak efektive e Skënderbeut, që distancohet nga akuzat për manipulime.

Saga e skuadrës kampione të Shqipërisë në futboll pasurohet me një tjetër kapitull, pasi një raport i fundit konfirmon se UEFA bën një hetim në dy faza, në lidhje me fenomenin e fiksimit të rezultateve.

Në përfundim të hetimeve, një klub mund të ndëshkohet me përjashtim nga ngjarjet sportive europiane për një apo më shumë sezone, e në analizën e detajuar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) prej 33 faqesh, shpjegohen edhe arsyet se përse u hodh poshtë apeli i korçarëve.

Sipas kësaj gjykate, “qeveria” e futbollit botëror kishte në dorë të paktën 50 raste të basteve të dyshimta, apo më mirë objektive, të sistemit të monitorimit të fluksit të parave “BFDS”. Sipas UEFA-s, Skënderbeu përmendej në raportin e monitorimit, më shumë se çdo klub tjetër europian, raporton TCH.

Në pikën 67 të analizës sqarohet se, disa prej veprimeve në fushë në ndeshjet e kampionëve të Shqipërisë janë provë e qartë se ka pasur manipulime të rënda, me një mosrespektim të thellë të komunitetit sportiv. Ka gjithashtu video për të provuar manipulimet.

Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive.

Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave, e më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.