Unitedi mposhtet, por kalon në finale

Sport January 26, 2017 - 22:47

Manchester United është mposhtur 2:1 nga Hull City në EFL Cup, por është kualifikuar në finale

Skuadra e Hull Cityt ka fituar 2:1 ndaj Manchester Unitedit, por pa arritur të kualifikohet në finale të EFL Cup, pasi në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0.

Golat për Hullin i shënuan Haddlestone dhe Niasse, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Paul Pogba.

Unitedi në finale të EFL Cup do të luaj kundër Southamptonit, që në gjysmëfinale eliminoi Liverpoolin. /Express/