Barcelona shënon pesë gola dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Sport January 26, 2017 - 23:12

Barcelona ka mposhtur 5:2 Real Sociedadin për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey

Skuadra e Barcelonës ka deklasuar Real Sociedadin me rezultat 5:2, për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Katalunasit tutje janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 6:2, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0.

Golat për Barcelonën në këtë ndeshje i shënuan Denis Suarez dy, Luis Suarez, Leo Messi dhe Arda Turam, ndërsa për Sociedadin shënuan Juanmi dhe Willian Jose. /Express/