Casemiro rikthen në epërsi Realin (VIDEO)

Sport March 18, 2017 - 17:48

 

Real Madridi i është përgjigjur menjëherë Athletic Bilbaos pas golit të barazimit të shënuar nga Aritz Aduriz.

Skuadra nikoqire e ndeshjes së xhiros së 28 në La Liga barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 65’ të ndeshjes përmes sulmuesit Aritz Aduric, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Raul Garcia, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, gjiganti spanjoll ka rikthyer epërsinë pas vetëm tre minutave me golin e shënuar nga Casemiro. Asistues ishte superylli portugez Cristiano Ronaldo.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Karim Benzema në minutën e 25′.