Chelsea e “prek” titullin e Premierligës, e mposht edhe Stoken

Sport March 18, 2017 - 18:01
Chelsea ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Stoke City.

Chelsea ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Stoke City.

Në kuadër të xhiros së 29-të, Chelsea ka mposhtur 1:2 në udhëtim Stoke Cityn.

Willian me një gol të bukur në minutën e 13-të, kaloi Chelsean në epërsi, ndërsa në minutën e 38-të, Walters nga penalltia barazoi në 1:1.

Chelsea tre pikë ia siguroi një gol i mbrojtësit Cahill, i shënuar në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea kryeson me 69 pikë, 13 më shumë se Tottenham dhe City, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara./Lajmi.net/