Nuk gabon Roma (Video)

Sport March 19, 2017 - 22:44

Roma e ka mposhtur 3:1 Sassuolon

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur 3:1 Sassuolon në “Olimpico”, për të qëndruar në hap me liderin Juventusin, shkruan Gazeta Express.

Golat për Romën i shënuan Leandro Daniel Paredes (16’), Mohamed Salah (45’) dhe Edin Dzeko (68’), derisa për mysafirët shënoi Gregoire Defrel (9’).

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, tetë më pak se lideri Juventusi.