Kombëtares i mungojnë tre lojtarë, dy stërvitën ndaras (Video)
Sport
March 20, 2017 - 20:33
Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e parë para ndeshjes me Italinë
Sot pasdite Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e parë stërvitor, para ndeshjes me Italinë, e cila do të luhet të premten nga ora 20:45 në Palermos.
Grupit i kanë munguar dy lojtarët e Terek Groznit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, si dhe Jahmir Hyka i San Hoze Wrthkuejks.
Udhëtimi ka zgjatur më tepër se parashikimi dhe të tre futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit të martën, shkruan Panorama Sport.
Në seancën e parë janë stërvitur të veçuar kapiteni Ansi Agolli dhe mesfushori Amir Abrashi.