Bunjaku: Islanda është favorite, besoj të kemi fat

Sport March 23, 2017 - 18:50

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se Islanda është favorite për ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusia 2018” që zhvillohet të premten në “Loro Boriçi”.

“Normalisht që favorit është Islanda, duke pasur parasysh përvojën dhe punën që kanë bërë”, ka thënë Bunjaki në konferencën e fundit para ndeshjes.

“Edhe Kosova gradualisht nga loja në lojë është rritur. Nuk mendoj se jemi shumë larg, me lojën që kemi tregu jemi afër barazimit ose edhe fitores”, ka thënë Bunjaki.

“Unë besoj që të kemi pak edhe fat sepse sidomos në dy takimet e fundit nuk kemi pas”, ka shtuar Bunjaki.

Image