Ventura vlerëson lart Shqipërinë

Sport March 23, 2017 - 20:42

Përzgjedhësi i Italisë, Giampiero Ventura ka shprehur respekt të madh për Shqipërinë e Gianni De Biasit. ”Uroj të shohim në fushë një Itali të mirë. Për të kaluar me sukses këtë ndeshje duhet të bëjmë një paraqitje pozitive, duhet të jemi agresivë dhe të japim 100 për qind të mundësive tona.  Shqipëria dëshiron të bëjë historinë, është e vendosur dhe mbi të gjitha ka një skuadër shumë luftarake. Pres një hap përpara nga skuadra ime krahasuar me sfidën e fundit që kemi luajtur.  E vlerësojmë shumë këtë ndeshje dhe nëse do fitojmë do isha vërtet i lumtur. Për ne nuk do të ketë asnjë minutë të lehtë në këtë ndeshje që është shumë delikate. Pres një Shqipëri që do të luajë e mbyllur prapa dhe që do të kundërsulmojë rrezikshëm”, është shprehur italiani, i cili ka folur edhe për tifozët shqiptarë që pritet të jenë në Palermo.

”E di që do të jenë shumë tifozë shqiptarë në Palermo. Presim një pushtim të fushës nga ana e tyre ashtu siç ndodhi në miqësoren që u zhvillua në Xhenova.  Ndeshje të lehta në këtë grup nuk ka. E vështirë do të jetë edhe për Spanjën sfida ndaj Izraelit. Shpresoj që Izraeli ta ndalë Spanjën, por për t’u kualifikuar në Botëror, në radhë të parë ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë ndaj Shqipërisë”.