Ja çfarë thotë Avdijaj për debutimin dhe humbjen e Kosovës

Sport March 24, 2017 - 22:58

Anësori i Kosovës, Donis Avdijaj, i cili debutoi sonte, u shpreh tejet i zhgënjyer me humbjes 2:1 nga Islanda.

“Jam shumë i lumtur për debutim pasi ishte ndeshja e parë. Por, i shgenjyer me humbjen. Askush nuk ka dëshirë të debutojë me humbje, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës", tha Avdijaj.

“U mbrojtëm shumë mirë, luajtëm mirë, por dy gabime na ndëshkuan”, shtoi Donisi për "Supersportkosova".

“Kemi shumë lojtarë të mirë dhe ekip të ri. Na duhet pak kohë sepse jemi ekip i ri dhe jo vetëm na kemi kaluar nëpër situata të tilla", theksoi mes tjerash ai.