Bunjaki flet pas humbjes së radhës së Kosovës

Sport March 24, 2017 - 23:00

Albert Bunjakika thënë se Kosova ka luajtur ndeshjen e saj më të mirë në këto kualifikime

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki beson se skuadra e tij ka luajtur shumë mirë dhe insiston se kjo skuadër ka një të ardhme të ndritur.

Ai po ashtu tha se formacioni i tij ka befasuar edhe Islandën, pasi nuk kanë pritur që t’i sulmojmë me dy sulmues.

“E kemi ditë që do të jetë një ndeshje fizike, ndërsa formacioni ishte befasi për Islandën. Mendoj që është loja më e mirë e jona deri me tani”, tha Bunjaki për Supersport.

“Nuk kemi pas raste të mira sikur në ndeshjet e tjera, por e kemi ditë se Islanda nuk na len me luajtë. Ne jemi në rrugë të mirë dhe kemi treguar se mund të luajmë në mënyra të ndryshme. Jemi në rrugë shumë të mirë”. /Express/