Verrati: Fituam një ndeshje të rëndësishme

Sport March 24, 2017 - 23:04

Njëri nga futbollistët më të mirë të Italisë në ndeshjen e sotme, Marco Verrati, është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj Shqipërisë, shkruan zeri.info. “Ndeshje shumë e rëndësishme për objektivin tonë. Jemi një shtet i madh në futboll, kemi shumë futbollistë të mirë dhe duhet ta arrijmë synimin tonë, kualifikimin në Botëror”, ka thënë mesfushori italian./Zëri/