Berisha gjen fajtorin për humbjen ndaj Islandës

Sport March 24, 2017 - 23:05

Valon Berisha ka fajësuar mbrojtjen për humbjen nga Islanda me rezultat 1:2

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha insiston se kanë luajtur ndeshjen më të mirë në këto kualifikime, por gabimet në mbrojtje ju kanë kushtuar me humbje.

“Luftuam deri në fund dhe treguam karakter. Ishte një prej lojërave më të mira tonë. Ishte supergol i Nuhiut mirëpo na kushtuan gabimet në mbrojtje. Kemi thënë njëri-tjetrit për të fituar lojën, mirëpo nuk e patëm fatin”, tha Berisha pas ndeshjes. /Express/