Kryeziu: Na mungoi përvoja dhe fati

Sport March 24, 2017 - 23:08

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka thënë se përfaqësueses i mungoi përvoja dhe fati gjatë ndeshjes me Islandën, që pësuan humbje 2:1 në “Loro Boriçi”.

“Na mungoi përvoja dhe fati. Por çdo ditë po përmirësohemi”, tha fillimisht ai.

“Kemi pritur Islandën më sulmuese. Ne bëmë gabime, na duhet kohë sepse jemi përfaqësuese e re, mirëpo besoj që kemi treguar një lojë të mirë”, shtoi Kryeziu.