De Biasi “arsyeton” humbjen

Sport March 24, 2017 - 23:18

Përzgjedhësi Gianni De Biassi është shprehur i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, por sigurisht jo edhe me rezultatin, shkruan zeri.info.

“Kemi bërë ndeshje që duhej të bënim, sidomos në aspektin teknik. Lojtarët italianë kanë vazhdimësi në skuadrat e tyre dhe janë përcaktues për rezultatet e tyre. Kundër kësaj Italie kemi bërë edhe ndonjë gabim. Mund të them se patëm guxim dhe kjo u vërejt edhe në fushë. Nuk mendoj se futbollistët nuk janë në nivelin që ishin më herët. Ata e dhanë maksimumin, kemi bërë lojë të mirë, por nuk finalizuam në fund”, është shprehur tekniku italian./Zëri/