Vokrri flet për të ardhmen e Albert Bunjakit

Sport March 25, 2017 - 20:59

Fadil Vokrri, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka folur rreth të ardhmes së sektorit, Albert Bunjakit

Pas humbjes nga Islanda, me rezultat 2:1, e ardhmja e Albert Bunjakit në krye të përfaqësueses së Kosovës është vënë sërish në dyshim.

Madje disa nga sportdashësit kosovar kanë kërkuar nga Fadil Vokrri që ta shkarkoj nga detyra Bunjakin dhe ta gjej një trajnerë të ri, shkruan Express.

Njëri ndër ta ishte edhe ish nënkryetarit i FFK-së, Bekim Haxhiu. Por, numri një i futbollit të Kosovën, nuk ka dashur të komentoj deklarata e ish kolegut.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e ish kolegëve|”, ka deklaruar ka deklaruar shkurt Vokrri për Express.  

Në anën tjetër, Vokrri nuk ka dashur të jap edhe shumë detaje rreth të ardhmes së Bunjakit në krye të ekipit kosovar.

“Në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së nuk ka ardhur asnjë kërkesë për ta shqyrtuar besimin në selektorin Albert Bunjaki”, ka deklaruar Vokkri, përcjell Express.

E ardhmja e Bunjakit është vënë në pikëpyetje që nga humbja e thellë e Kosovës nga Kroacia  me rezultat 0:6.