De Biasi tregon pse nuk e mori Rashicën në Euro 2016

Sport March 29, 2017 - 23:21

Gianni de Biasi e pranon se vendimi i Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën ishte zgjedhja më e mirë.

Ai tha se Milot Rashica ka bërë zgjedhjen e zemrës, prandaj edhe nuk e kishte marrë në Euro 2016.

“Ishte zgjedhje e Rashicës që të luaj për Kosovën dhe ne nuk mund të vendosim për të. Vendimi i tij ishte zgjedhje e zemrës, që të luaj për vendlindjen e tij, ishte vendimi më i drejtë, për atë nuk e mora në Francë”, tha De Biasi në Opinion të TV Klan.