Nuk gabon Barcelona (VIDEO)

Sport April 02, 2017 - 22:41

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Granada, ndeshje e cila përfundoi 1:4

Barcelona vazhdon të jetë në hap me Real Madridin. Në xhiron e 29’të, djelmoshat e Enriques morën pikët e plota ndaj Granadas, ndeshje e cila përfundoi 1:4, shkruan Gazeta Express.

Suarez, Francisco Alcacer, Rakitic e Neymar shënuan për Barcelonën, derisa golin e nderit për vendasit e shënoi Jeremie Boga.

Pas kësaj fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, dy më pak se Real Madridi.