Luis Enrique: Juventusi, kundërshtar i fortë

Sport April 04, 2017 - 18:19

Luis Enrique mendon se Barcelonën e pret një punë e vështirë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Trajneri spanjoll thotë se e ka parë ndeshjen e fundit të “Bianconeri” ndaj Napolit dhe thotë se nuk ka vend për kritika për gjigantin italian, me të cilin do të përballet javën tjetër me ekipin e tij.

“Nuk i kuptoj kritikat që vijnë për Juventusin në Itali. Juve kaloi në epërsi menjëherë. Është e vërtetë se më pas nuk arriti t’ia marrë Napolit posedimin e topit, por është një skuadër e rrezikshme dhe pa top. Do ta shohim se çka do të bëjnë në fushë edhe ndeshjen e ardhshme dhe do ta marrim si një pikë referimi. Juventusi e ka një skuadër me plot lojtarë të rëndësishëm”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ai foli edhe për largimin nga Barcelona në fund të sezonit, duke thënë se po shkon pasi është lodhur, asgjë tjetër. /Zëri/