Kontratë e re për Messin
Duket se telenovela e stërzgjatur, e quajtur “Lionel Messi”, do të marrë fund shumë shpejt.
Ylli argjentinas dhe Barcelona janë afër arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës së re, raporton zeri.info.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Cadena SER”, sipas të të cilit, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do ta nënshkruajë kontratën e re muajin e ardhshëm.
Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e vitit 2018 dhe palët nuk e kanë arritur ende marrëveshjen për kontratën e re pasi kanë hasur në vështirësi për shkak të disa detajeve.
Madje kjo kishte bërë që të nisnin spekulimet për një largim të mundshëm të futbollistit nga “Camp Nou”, me destinacion Manchester Cityn.
Mirëpo, në muajin maj pritet që Messi ta nënshkruajë kontratën e re pesëvjeçare. /Zëri/