Minessota fiton në fund

Sport April 04, 2017 - 12:20

Portlandi e ka humbur mundësinë që “ta çimentojë” pozitën e tetë në Perëndim duke ia lënë një portë hapur Nuggets.

Blazers janë mposhtur nga Minnesota, në ndeshjen e vetme të natës në NBA, raporton zeri.info.

Timberwolves (32-45 këtë sezon) e regjistruan një fitore dramatike falë pikëve të shënuar në fund, të udhëhequr gjatë lojës nga dy xhevahiret e shtëpisë, Wiggins, i cili realizoi 34 pikë e 12 kërcime, si dhe kanadezi Towns, që ka shtuar 29 pikë.

Nga dora e tyre arritën dy kosha vendimtarë në 60 sekondat e fundit, të cilët e vendosën në tapetë përfundimisht Damien Lillardin, i cili dështoi në gjuajtjen e fundit, edhe pse e kishte rastin ta vendoste lojën.

Sidoqoftë, ky fakt nuk ia hedh poshtë lojën e shkëlqyer që e zhvilloi, pasi ai ishte më i dalluari tek ekipi humbës me 25 pikë të shënuara.

Edhe Aminu u shqua me 20 pikë tek Blazers. NBA-ja është duke hyrë në fazën e fundit të sezonit të rregullt dhe shumë shpejt do të vijnë ndeshjet e “Play-Off”-it.

Rezultati: Minnesota – Portland 110-109. /Zëri/