UEFA 'godet' klubet e mëdha

Sport April 04, 2017 - 18:21

E ardhmja e futbollit evropian vendoset në Helsinki. Dje dhe sot është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili do të vendosë se cilën vijë do ta marrë pas zgjedhjeve të presidentit Ceferin në shtator.

Për herë të parë në mbledhjen që u mbajt në Nyon të Zvicrës janë ftuar edhe vetë futbollistët, të cilët janë përballur sy më sy me kreun e ri të UEFA-s.

Gjithashtu, mediet e huaja shkruajnë se në këtë mbledhje është diskutuar për shumë çështje, që përfshijnë federatat e vogla dhe të mëdha.

Presidenti Ceferin po e mendon një zgjidhje për klubet e vogla, duke u ndihmuar atyre.

Gjithashtu, slloveni po planifikon një “taksë luksoze”, një limitim të numrit të lojtarëve në ekipe dhe një sistem të transferimeve më korrekt, e cila e eviton fokusimin e madh të talenteve në pak klube, në ato të mëdha. /Zëri/