Varane mungon në tre derbi

Sport April 04, 2017 - 18:22

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, do të mungojë së paku tri javë për shkak të lëndimit që nënkupton se ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë “Los Blancos” në derbit me Atletico Madrid, Bayern Munich e Barcelona.

Mbrojtësi ishte kthyer nga lëndimi që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një muaj, në ndeshjen e së dielës ndaj Alvesit, por iu desh ta linte fushën pas vetëm 11 minutash pasi iu kthye lëndimi, raporton zeri.info.

23-vjeçari ka lëndim të shkallës së dytë në muskulin e këmbës së majtë. Prandaj, ai do të mungojë 3-4 javë dhe do të mungojë në ndeshje mjaft të rëndësishme të trajnerit Zinedine Zidane.

Reali e zhvillon të shtunën në La Liga derbin e qytetit me Atletico Madridin, pastaj javën tjetër çerekfinalen me Bayern Munichun dhe në La Liga e luan El Clasicon me Barcelonën më 23 prill. /Zëri/