Sanchez e do këtë skuadër
Për Alexis Sanchez ky mund të jetë sezoni i fundit në fanellën e Arsenalit. Sulmuesi kilian po kalon momente brilante të karrierës, por është lodhur duke luajtur në një ekip ku nuk mund të fitojë trofe.
Prandaj, ish-futbollisti i Udineses dhe Barcelonës është në kërkim të një ekipit të ri, ku mund të festojë në fund të sezonit, raporton zeri.info.
Dhe, sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, Sanchez dëshiron të transferohet ne Chelsea, por fillimisht i duhet ta kuptojë nëse të tria palët do të arrijnë marrëveshje që ky transfer të realizohet.
Përfaqësuesi kilian nuk është i lumtur në “Emirates Stadium”, por duket se “Gunners” nuk duan ta humbin yllin e tyre. Sanchez ka edhe oferta nga Spanja, por edhe nga Kina, por do të vendosë për të ardhmen e tij gjatë verës. /Zëri/