Munishi njihet për luftën që ua kishte shpallur 'klaneve të zeza' në futboll

Sport April 04, 2017 - 18:47

Ismet Munishi sot është përfshirë në një video-skandal, që e përfshin nën dyshime për manipulime me gjyqtarin e njohur, Bajram Gashin. Përkundër pafajësisë që kanë deklaruar të dy ata, Munishi dhe Gashi sot janë bërë “hit” në Kosovë, shkruan "Zëri.info".

Një ish futbollist i famshëm e fantastik, një trajner i ri në ngritje, i cili në fillim të karrierës fitoi titull të kamponit të Kosovës me Vushtrrinë. Është ai Ismet Munishi, i cili sot ndihet i degraduar qëllimisht, pasi prioriteti i tij thotë të ketë qenë gjithmonë kontributdhënia në futbollin tonë.

Padyshim, përfshirja e Munishit në këso aferash e skandalesh për shumëkënd janë befasuese e të papritura, pasi Munishi njihet si një zë i fortë kundër dukurive në futboll.

Zëri shkruan se para dy vitesh ai ishte nën presion të madh, pasi ishte në “luftë” me Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi edhe drejtuesit e saj i konsideronte anëtarë të “Klaneve të Zeza” të futbollit kosovar. Munishi u kishte shpallur luftë klaneve “vrasëse” të futbollit kosovar.

“Normalisht se këto klane duhet të shkatërrohen njëherë e përgjithmonë. Nëse kryetari i Federatës i dënon, i godet këto klane, atëherë tregon se nuk është pjesë e klaneve, por nëse vazhdon i njëjti avaz, atëherë me keqardhje e them se edhe kryetari i Federatës është pjesë e klaneve”, thoshte Munishi. /Zëri/