Iniciohen procedurat disiplinore ndaj të dyshuarve për manipulime në futboll

Sport April 04, 2017 - 19:08

FFK-ja ka iniscuar procedura displinore rreth rasteve te dyshuara për kurdisje ditëve të fundit në futbollin kosovar.

 

Në njoftimin e FFK-së thuhet: 

omisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 04.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës, java e 23-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë: 

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, përveç ndeshjeve Feronikeli – Drenica dhe Besa -Trepça, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për rastet e izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Feronikeli’ (motivi-lëshim në organizim për shkak të hedhjes së flakadanëve ndezëse nga ana e shikuesve të Feronikelit dhe e hedhjeve të shisheve Pvc në drejtim të bankinës së KF Drenica, ku si rrjedhojë një shishe Pvc godet referin e katërt të ndeshjes (sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes).

2.Ndaj KF Drenica (motivi-për shkak të flakadanëve dhe ofendimit të ekipit vendas në kor) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj portierit të KF Besa, Arben Beqiri me nr lic12 dhe nr lib 1-1647 – motivi-për mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohet deri në vendimin e Komisionit Disiplinor

4.Ndaj lojtarit të KF Besa, Fatmir Rexha me nr lic16 dhe nr lib 871-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohen deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

5.Ndaj lojtarit të KF Besa, Vildan Gutic me nr lic 20 dhe nr lib 702-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte në ndeshjen Besa –Trepça e në veçanti te goli i 3-të (sipas raportit dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore dhe incizimeve Tv).

6.Ndaj referit Bajram Gashi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

7.Ndaj referit anësor Edmoond Zeqirit – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.

8.Ndaj kryetrajnerit të KF Drita, Ismet Munishi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, trajnerët para dhe pas ndeshjes nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me zyrtarët e FFK-së.

9.Ndaj delegatit të FFK-së, Ali Ajeti – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, sepse nuk ka të drejtë të qëndrojë me zyrtarët e klubeve para dhe pas ndeshjes.