Vazhdon forma e dobët në Old Trafford, Unitedi ndalet edhe nga Everton

Sport April 04, 2017 - 23:01

Manchester United ka mare barazimin e dytë më radhë në Old Trafford, pasi ka barazuar 1:1 me Evertonin

Skuadra e Manchester Unitedit ka vazhduar me paraqitje të dobëta në Old Trafford, pasi ka arritur vetëm një barazim me Evertonin me rezultat 1:1.

Golin për Evertonin e shënoi Phil Jagielka në minutën e 22’ të pjesës së parë, ndërsa Unitedi e barazoi rezultatin në kohën shtesë me anë të Ibrahimovicit nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi Unitedi mbetet në vendin e pestë me 53 pikë, 3 më shumë se sa Everton në vendin e shtatë. /Express/