Çka ndodhi në tribuna në ndeshjen Prishtina - Trepça?
Sport
April 08, 2017 - 21:03
Në ndeshjen Prishtina - Trepça (2:1) zyrtarë të klubit mitrovicas dhe pak tifozë ishin ulur në tribunën ku gjendeshin Plisat.
Kur dikush nga ta ka reaguar ndaj një vendimi të gjyqtarit, Plisat kanë reaguar ndaj tyre dhe ka ardhur deri te një përleshje.
Gazeta Express raporton për një therje me thikë të një zyrtari të klubit mitrovicas, i cili ka shkuar në QKUK për tretman mjekësor.